Trajneri Silvinjo shfaqet si shoferi i Seferit: Gati të nisemi sërish

Kombëtarja kuqezi po përgatitet për ndeshjen kundër Polonisë, e vlefshme për gjysmëfinalen e play-off-it të Botërorit 2026.

Në një video të publikuar nga FSHF-ja në rrjetet sociale, trajneri Silvinjo është shhfaqur në një makinë teksa është në rolin e shoferit.

Si pasagjerë të tij ka zgjedhur Nedim Bajramin dhe Taulant Seferin. Ky i fundit, nuk është thirrur fare nga braziliani për ndeshjet e 2025-ës, teksa për herë të fundit ka qenë pjesë e Kombëtares në 19 nëntor të 2024-ës.

Përmes kësaj video, duket se sulmuesi ka rifituar besimin e trajnerit dhe pritet të thirret për në mars.

Rikujtojmë që Shqipëria do të përballet me Poloninë në 26 mars dhe në rast se e kalon me sukses, në finalen e play-off-it që të dërgon në Botërorin 2026 do të luajë ndaj fituesit të çiftit Ukrainë/Suedi.


Shtuar 15.01.2026 13:07