Thashethemet për një shtatzëni të mundshme të moderatores Argjira Spanca kanë pushtuar rrjetin gjatë orëve të fundit, duke përfshirë edhe emrin e partnerit të saj, balerinit Graciano Tagani. Mediat rozë dhe ndjekësit kanë aluduar se çifti është në pritje të fëmijës së tyre të parë, duke e kthyer këtë temë në një nga më të komentuarat.
Për të sqaruar situatën dhe për t’i dhënë fund zërave, Argjira ka reaguar drejtpërdrejt përmes një Instastory. Ajo i është përgjigjur një pyetjeje të ndjekësve me një deklaratë të qartë dhe të prerë:
“Dua të sqaroj njëherë e mirë disa lajme që po qarkullojnë: nuk jam shtatzënë.”
Megjithatë, moderatorja nuk e ka mohuar dëshirën e saj dhe të Gracianos për t’u bërë prindër. Në reagimin e saj, ajo ka theksuar se krijimi i një familjeje është një dëshirë e kahershme, por ka kërkuar mirëkuptim dhe respekt për privatësinë e këtij kapitulli të jetës.
“Ka gjëra në jetë që nuk i kemi ne në dorë,” është shprehur ajo, duke lënë të kuptohet se gjithçka do të vijë në kohën e duhur.

Në fund, Argjira ka falënderuar publikun për interesimin dhe dashurinë, duke siguruar se kur të vijë momenti i shumëpritur, ajo dhe Graciano do të jenë vetë ata që do ta ndajnë lajmin e bukur me ndjekësit e tyre.
