Kristjan Asllani totalisht jashtë planeve të Torinos, trajneri as nuk e grumbullon për ndeshjen e Kupës së Italisë

E ardhmja e Kristjan Asllanit është në udhëkryq, pasi aktualisht mesfushori i Kombëtares shqiptare nuk e di ende se ku do të vazhdojë karrierën e tij në pjesën e dytë të këtij sezoni.

Torino nuk e ka më në plane dhe po mendon kthimin e tij tek Interi pasi nuk ka ndër mend që në fund të sezonit të shpenzojë 11,5 milionë euro për mesfushorin e Kombëtares.

Ky opsion sa vjen dhe përforcohet edhe më shumë. Së fundmi trajneri Marko Baroni e ka lënë jashtë listës së grumbulluar me 22 lojtarë për ndeshjen e sotme kundër Romës në raundin e 1/8-ave të Kupës së Italisë.


Shtuar 13.01.2026 19:20