Arratisja e Altin Ndocit, pezullohet i gjithë zinxhiri komandues i burgut të Durrësit

Pas arratisjes së Altin Ndocit, person i rrezikshëm dhe pjesë e një grupi kriminal, i akuzuar nga SPAK, mësohet se menjëherë pas ngjarjes, është pezulluar zinxhiri komandues i burgut të Durrësit.

Urdhri i pezullimit, vjen pak orë pas arratisjes së ndodhur në spitalin Rajonal të Durrësit.

Sipas detajeve, Altin Ndoci kishte kryer një vizitë mjekësore ditën e sotme, i shoqëruar nga dy punonjës policie.

Nga të dhënat paraprake, Ndoci ka goditur njërin prej policëve dhe ka arritur të largohet, ndërsa sipas informacioneve, një automjet AUDI A7 i Bardhë me targa AA 700 RS e priste jashtë spitalit.