Me anë të një postimi në “Facebook”, ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ngritur shqetësimin e çmimit të lartë të naftës në Shqipëri.
Ai krahason Shqipërinë me vendet e rajonit, ku dukshëm çmimi i naftës është më i lirë.
“Te nafta, akciza + taksa e qarkullimit + TVSH përbëjnë gati 60% të çmimit final. Në rajon qeveritë ulin taksat, tek ne qeveria vetëm rrit taksat se i duhen para për të ushqyer korrupsionin”, shkruan Salianj!
Nafta e shtrenjtë – thotë Salianji- rrit koston e jetesës, çmimet dhe varfërinë.
“Ky është një model grabitjeje, jo qeverisje”, mbyll postimin e tij duke bërë thirrje për protestë.

Postimi i Salianjit:
Nafta në Shqipëri 78% më shtrenjtë se në Kosovë!
Qeveria e Shqipërisë po mbyt qytetarët me rritje taksash.
Te nafta, akciza + taksa e qarkullimit + TVSH përbëjnë gati 60% të çmimit final.
Në rajon qeveritë ulin taksat, tek ne qeveria vetëm rrit taksat se i duhen para për të ushqyer korrupsionin!
Nafta e shtrenjtë rrit koston e jetesës, çmimet dhe varfërinë.
Ky është një model grabitjeje, jo qeverisje!
Protesto!
