Aksident në Kavajë/ Makina përplaset me mjetin e parkuar, plagoset drejtuesi

Një aksident ka ndodhur rreth orës 18:00, në bulevardin kryesor të qytetit të Kavajës. Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete tip “Golf”. Njëri nga drejtuesit e mjetit ka humbur vëmendjen dhe si pasojë është përplasur me një tjetër automjet të parkuar.

Pas përplasjes, automjeti është përmbysur në mes të rrugës, duke shkaktuar panik te qytetarët, pasi zona ku ndodhi aksidenti është një nga segmentet më të frekuentuara të qytetit.

Drejtuesi i mjetit është transportuar fillimisht në spitalin e Kavajës për ndihmën e parë mjekësore dhe më pas është dërguar drejt spitalit të Durrësit për një trajtim më të specializuar. Gjithashtu grupi hetimor po heton shkaqet e plota të aksidentit.


Shtuar 12.01.2026 19:37