Aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 20-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Levan–Tepelenë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit”. Dy automjete, tip “Benz” dhe “Peugeot”, janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje një 20-vjeçar, i identifikuar me inicialet O. M.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se viktima i ka prerë rrugën automjetit tip “Benz”, i cili po udhëtonte nga Poçemi në drejtim të Levanit, në momentin kur 20-vjeçari po dilte në autostradë nga Cakrani.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor, për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti me pasoja fatale.


Shtuar 25.12.2025 20:23