Kombëtarja shqiptare e futbollit e mbyll vitin 2025 në vendin e 63 në renditjen zyrtare të FIFA-s.
Sipas klasifikimit të fundit të publikuar nga qeveria e futbollit botëror, kuqezinjtë nuk kanë pësuar ndryshime krahasuar me renditjen e muajit të kaluar.
Në të njëjtën situatë ndodhet edhe përfaqësuesja e Kosovës. Dardanët e mbyllin vitin në vendin e 80 në botë. Ky është pozicionimi më i mirë i Kosovës që nga anëtarësimi në FIFA.
Nuk ka ndryshime as në dhjetëshen e parë të renditjes botërore. Spanja e përfundon vitin 2025 në vendin e parë, e ndjekur nga Argjentina dhe Franca.
