Pasditen e sotme rreth orës 14:35, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në qytetin e Kukësit, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë një pallati në zonën e Radio Kukësit.
Sakaq, të plagosur kanë mbetur shtetasit A. C., 36-vjeç, dhe S. K., 65-vjeç.
Policia bën me dije se dyshohet se autorë të plagosjes janë dy vëllezër, shtetasit F. I., 39-vjeç, dhe N. I., 38-vjeç, të cilët janë identifikuar dhe shpallur në kërkim.
Njoftimi:
Rreth orës 14:35, në qytetin e Kukësit, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. C., 36 vjeç, dhe S. K., 65 vjeç.
Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë shtetasit F. I., 39 vjeç, dhe N. I., 38 vjeç, (vëllezër), të cilët janë shpallur në kërkim.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, për dokumentimin ligjor të rastit.
