Policia Rrugore i ka bërë apel të gjithë qytatarëve që lëvizin në segmentin rrugor Tuneli i Kalimashit-Morinë të lëvizin me kujdes për shkak të prezencës së mjegullës.
Përmes një njoftimi zyrtar, shërbimet e policisë lamë lajmëruar se shoferët nuk duhet të kalojnë normat e shpejtësisë dhe të batojnë udhëzimet e efektivëvë.
Njoftimi i plocisë:
“Për shkak të prezencës së mjegullës në Rrugën e Kombit, segmenti Tuneli i Kalimashit–Morinë, ku shikueshmëria është e reduktuar, Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar, të ulin shpejtësinë dhe të zbatojnë udhëzimet e punonjësve të Policisë
Shërbimet e Policisë së Njësisë për Sigurisë Rrugore në bashkëpunim me Policinë Rrugore të DVP Kukës, ndodhen në terren për monitorimin e qarkullimit dhe për t’ju ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve”
