Seanca e kësaj të enjteje, është shoqëruar me debate, tensione dhe kaos, pasi deputetët e Partisë Demokratike, nuk kanë lejuar zhvillimin normal të punimeve.
Kjo situate vjen pas skandaleve të fundit të Belinda Ballukut dhe zyrtarëve të AKSHI-t.
Në një moment, deputeti i PD, Belind Këlliçi ka ndezur një flakadanë.
Ndërkohë, i pranishëm është edhe kreu demokrat Sali Berisha, ku iu drejtua deputetëve në Kuvend duke i thënë; “Sillni hajdutët këtu. Parlament nuk ka pa sjellë Lubinë dhe Agasin”.
Ndërsa Gazment Bardhi, iu drejtua kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi duke i thënë: Niko e ke mbyllur Belindën e kasafortë.




