Lajm i mirë për Kosovën, BE heq masat ndëshkuese, 205 mln euro mbështetje që nga janari 2026

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se në fund të janarit, Bashkimi Evropian do të heqë masat ndëshkuese ndaj vendit në fillim të vitit të ardhshëm.

Lajmin Osmani e bëri me dije nga Brukseli në përfundim të samitit Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor. Në reagimin e saj, Osmani thotë se ky vendim i konfirmuar gjithashtu nga presidentja e KE-së Ursula von der Leyen vjen pas transferimit të pushtetit në zgjedhjet e fundit lokale.

Ndër të tjera, BE ka parashikuar dhe një program prej 205 milionë eurosh mbështetje për Kosovën duke filluar nga janar 2026.

“Lajm i mirë për Kosovën! Transferimi i qeverisjes lokale në veri pas zgjedhjeve të fundit lokale ishte paqësor. Falë kësaj, jam i lumtur të njoftoj se po ecim përpara për të hequr masat ndaj Kosovës. Ne po programojmë 216 milionë euro ndihmë financiare. Dhe kemi ndërmend të lëvrojmë 205 milionë euro në fillim të vitit të ardhshëm”, ka shkruar ajo në “X”.


Shtuar 17.12.2025 23:39