Gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka deklaruar se skandali i zbuluar në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), është një nga më të rëndët e viteve të fundit, ndërsa pasojat e tij pritet të ndihen më vonë.
Sipas saj, hetimet kanë nxjerrë në pah se Ergys Agasi, në bashkëpunim me Ermal Beqirin, kompanitë e të cilëve kanë përfituar pjesën më të madhe të tenderëve, dyshohet se kanë urdhëruar rrëmbimin e biznesmenit Gerond Meçe.
Ky i fundit, sipas Lalës, është marrë peng poshtë banesës së tij nga persona të veshur me uniforma policie dhe me logo të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).
Sipas Lalës, Meçe u thirr nga SPAK për ta marrë në pyetje.
“Ai refuzon të flasë për rrëmbimin, por kur i tregojnë videon dhe vihet para faktit, ka treguar momentin e rrëmbimit, por pa dhënë detaje”, tha Lala.
Klodiana Lala: Skandali që ka ndodhur në AKSHI është një nga më të rëndat. Pasojat e këtij skandali do të ndihen më vonë. Hetimet kanë treguar që Ergys Agasi në bashkëpunim me Ermal Beqirin, kompanitë e të cilëve kanë fituar pjesën e luanit kanë urdhëruar marrjen peng të biznesmenit Gerond Meçe, i cili është marrë peng poshtë banesës së së tij nga persona me uniforma policie dhe me logon e BKH.
Është mbajtur peng dhe nën shantazh për disa orë dhe më pas është dërguar në Elbasan. Rrëmbyesit nuk janë identifikuar deri tani, por nuk e dimë nëse janë policë apo jo. Kur është marrë peng është detyruar të tërheqë ankimimet nga disa procedura tenderuese. Ai ka tërhequr ankimimet. Është ndërhyrë në e albania dhe kur operacioni është kryer me sukses Gerond Mece është lënë i lirë në një fashat të thellë të Elbasanit. Ai nuk e ka denoncuar sepse kur je përballë bandave kriminale të rrezikohet jeta. Familjarët e tij kishin kërkuar azil jashtë vendit.
