Me rastin e 46-vjetorit të lindjes, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar nga qelia në rrjetet sociale.
Ai thotë se në këtë ditëlindje të pazakontë për të, është gëzuar pa masë nga letrat dhe urimet që i kanë ardhur në paraburgimin e Durrësit.
Veliaj falenderon personat që janë kujdesur për nënën, bashkëshorten dhe djalin e tij të vogël gjatë këtyre 10 muajve kur ai ka qenë i paraburgosur.
Kryebashkiaku e quan vitin 2025 absurd, por thotë se i mundësoi të zbulonte miqtë e ditëve të vështira, të cilët nuk do t’i harrojë kurrë.
Ai e mbyll këtë reagim duke shkruar: “Ju dua shumë dhe ju përqafoj me mall dhe me falënderim nga zemra”.

