Gjatë ndeshjes së Premier Ligës kundër Bërnmuth, e cila përfundoi me një barazim dramatik 4-4, Xhordan Maino-Hames, vëllai i mesfushorit të “Djajve të Kuq”, u fotografua pranë fushës duke veshur një bluzë ku shkruhej “Free Kobbie Mainoo ” (Lirojeni Kobi Maino).

Nuk është sekret që mesfushori anglez dëshiron të largohet nga Junajtid për shkak të kohës së kufizuar të lojës që po gjen, me Napolin të cilët janë gati ta mirëpresin atë me krahë hapur në janar.
Fotografia, e postuar nga vetë Xhordan në llogarinë e tij në “Instagram”, menjëherë shkaktoi një sërë diskutimesh rreth të ardhmes së anglezit.
