Përfundon mbledhja e kryesisë së PD/ U pyet nëse Noka duhet të dorëhiqet, Salianji: Vendimmarrja e partisë ishte….

Teksa mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike ka përfunduar, Ervin Salianji është pyetur lidhur me çfarë është diskutuar brenda kësaj mbledhjeje.

Gazetarët e kanë pyetur Salianjin lidhur me vazhdimësinë e lëvizjeve dhe mobilizimeve të mëtejshme të PD-së, për të cilat ai ka thënë se do të ecin përpara dhe nuk presin ndryshime pa përplasje dhe sakrifica.

“Kishte mendime të ndryshme, ajo që di t’ju them është se do ecim përpara. Nuk do ketë ndryshim pa sakrifica edhe pa reagime dhe pa përplasje.

Do vazhdojmë do ecim përpara çdo akuze dhe çdo idiotësie do t’i përgjigjemi me fakte konkrete dhe me emra konkret.”- tha Salianji për mediat.

Më tej, ka ngjallur interes dhe zbardhja e fundit e diskutimeve që janë bërë brenda mureve të mbledhjes së kryesisë së PD-së, pas kërkesës së Salianjit që deputeti Flamur Noka duhet të dorëhiqet.

Ai është pyetur për këtë kërkesë teksa midis rreshtave ai ka thënë se ka ende konfuzion në këtë vendimmarrje.

“Vendimmarrja e PD-së e cila ishte e paqartë në shumë situata bën përgjegjës.”- tha ai


Shtuar 13.12.2025 18:33

Tags: ,