Kush është 49-vjeçari që dhunoi të riun në zonën e Freskut në Tiranë, porosinë e dhanë personazhët e njohur të TikTok

Tashmë është publikuar fotoja e autorit të dyshuar të dhunimit të një të riu në kryeqytet pak ditë më parë. Personi që shihni në foto, është 49-vjeçari Helidon Marku, i cili dhunoi me çekiç 26-vjeçarin tek rreth-rrotullimi i Freskut, më 6 dhjetor.

Marku është arrestuar nga policia, teksa porosit nga dy personazhët e njohur të TikTok, 36-vjeçari Gjoke Ndrevataj ose siç njihet ndryshe Aron, dhe 30-vjeçari Xhemal Uka, ose siç njihet ndryshe Fire.

Dyshohet se dy personat e njohur të TikTok kanë dhënë porosinë për të dhunuar të riun, kjo dyshohet se ka ndodhur për shkak të komenteve të këtij të fundit gjatë live-t që kryenin në rrjetin social.


Shtuar 13.12.2025 11:03