Ishin në kërkim nga SPAK, zbardhen emrat e personave që u vunë në pranga gjatë aksionit të RENEA-s

Janë bërë publik emrat e dy personave të arrestuar gjatë aksionit të RENEA-s në Fushë Kuqe.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se personat e arrestuar janë Elvin Merlika dhe Fred Xhixha. Arrestimet u kryen pas kontrolleve të imtësishme në banesat e tyre, ku policia dyshon se kishin armë pa leje.

Në të dy operacionet Dobraç dhe Fushe Kuqe, forcat e rendit kanë sekuestruar armë zjarri dhe po vijojnë kontrollin e zonave për gjetjen e elementëve të tjerë të mundshëm të përfshirë.

Policia bëri me dije se këto veprime janë pjesë e një serie masash të ndërmarra për të rritur sigurinë dhe për të parandaluar veprimtaritë kriminale në zonat e veriut të vendit. Autoritetet pritet të japin detaje të mëtejshme në orët në vijim.


Shtuar 12.12.2025 08:59

Tags: ,