“Askush nuk e shpëton botën i vetëm”/ Mesazh shprese nga Papa Leo XIV, Salla: Moment i shkurtër por domethënës…

I pranishëm në Audiencën e Jubileut, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ka ndarë përvojën e tij të veçantë me Shenjtërinë e Tij, Papa Leo XIV.

Në një postim në rrjetet sociale, Salla rikujtoi momentin e shkurtër, por domethënës, që solli në vëmendje rëndësinë e shpresës dhe të shërbimit ndaj komunitetit.

“Të shpresosh do të thotë të marrësh pjesë. Askush nuk e shpëton botën i vetëm .… sepse së bashku është më mirë.” – Papa Leo XIV

I pranishëm në Audiencën e Jubileut, pata mundësinë të takoja Shenjtërinë e Tij, Papa Leo XIV, një moment i shkurtër por domethënës që solli në vëmendje vlerat e shpresës dhe shërbimit ndaj komunitetit si rruga që na bashkon dhe na udhëheq përpara.” – shkroi Salla.


Shtuar 8.12.2025 20:18