Tërmeti i fuqishëm “shkund” Japoninë, jepet alarmi për tsunami

Pasditen e sotme, një tërmet i fuqishëm ka goditur Japoninë, duke ngritur edhe alarmin e mundshëm për tsunami dhe dëme materiale.

Forca e lëkundjeve sizmike fillimisht u raportua se ishte me magnitudë 6.7 ballë dhe është shënuar në veriun e vendit aziatik sipas raportimeve të para.

Por më pas autoritetet konfirmuan forcën 7,2 ballë, duke lëshuar edhe alarm për tsunami.

Dridhja u regjistrua në prefekturën Aomori, rajoni më verior në Japoninë kontinentale.

“Një tërmet i fortë me magnitudë 7, ballë të shkallës Rihter ndodhi pas orës 15:00 (ora europiane) në prefekturën Aomori në Japoninë veriore”, informuan mediat.

Nuk ka ende informacione për viktima dhe dëme materiale, por paniku është i madh për shkak të forcës së lëkundjeve dhe për tsunami.


Shtuar 8.12.2025 15:56