E rëndë në Kosovë, gjendet e mbytur një grua në lumin Lumbardh pranë Klinës/ Dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në komunën e Klinës, ku është gjetur trupi i pajetë i një gruaje në lumin Lumbardh.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës.
Sipas zëdhënësit të policisë, trupi është lokalizuar rreth orës 13:30 në fshatin Grabanicë. Viktima është gjetur rreth 13 kilometra larg urës së fshatit dhe vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje.

Të lidhura

None found

Policia ka njoftuar gjithashtu se familjarët e gruas e kishin raportuar zhdukjen e saj mbrëmjen e së shtunës, pasi ajo ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kishin informacion për vendndodhjen e saj.
Hetimet për rastin po vazhdojnë, ndërsa priten rezultatet e autopsisë për të përcaktuar rrethanat e vdekjes.


Shtuar 7.12.2025 18:16