Këtë të premte, një aksident i rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku sipas informacioneve policore, mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”.
Automjeti me drejtuese shtetasen 24-vjeçe, ka përplasur këmbësorin, shtetasin 81-vjeç. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 81-vjeçari.
Drejtuesja e automjetit, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI:
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Rreth orës 10:05, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtuese shtetasen S. S., 24- vjeçe, ka përplasur këmbësorin, shtetasin R. C., 81-vjeç.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi R. C. ka humbur jetën.
Drejtuesja e automjetit shtetasja S. S., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
