Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për disa shenja që tregojnë se ka një thyerje mes Ramës dhe administratës aktuale në SHBA.
Bushati tha se opozita nuk duhet të gëzohet nga kjo, pasi amerikanët nuk do ti “dhurojnë” pushtetin, ndërsa deklaroi se një goditje e mundshme e Ramës, për qëllime biznesi dhe jo parimore si demokracia, do të ishte më e dëmshme për vendin tonë.
“SPAK mund të jetë mashë amerikane, edhe mund të bie dakord, por është mashë amerikane për të rregulluar demokracinë në Shqipëri, apo për të zgjidhur problemet e familjes Turmp, siç është përdorur në të gjithë botën presioni i kësaj administrate?
E para, politikisht a ka ndërruar raportet e SHBA-ve me regjimin e Ramës pas ndërrimit të pushtetit në Amerikë? Kjo është evidente. Jemi nga qëndrimi i administratës Biden, që tha Sekretari Shtetit sa të lumtur jeni që keni lider si Rama, në një administratë, që bëhen zgjedhje dhe Ramën nuk e uron, në një administratë që të uron për pavarësinë dhe për themelimin e Shqipërisë, të kujton kartelet e drogës dhe grupet kriminale. Edhe sot, pyeteshin për Ballukun por thoshin grupet kriminale.
Pra, që ka një thyerje ka, që duket. Problemi është, kjo thyerje, po të shohësh opozitën e ka ngritur në qiell. Kujtojnë se do të shkojë një emisar në PD dhe do të thotë do t’ju bëjmë dhuratë heqjen e Ramës. Intrumenti që kanë në duar është SPAK. Duke dalë përtej Shqipërisë, kujtojmë ne apo na është dhënë shenja, që administrate e kaubojsëve të Trump, është promovuese e demokracisë edhe në vendet aleate? Vërtetë po e duartrokasin për paqe në Palestinë, por nuk e di a është fshirë ai plani për ta bërë Gazën rivierë për kulla.
Pra, ku jam kundër këtij entuziasmi të PD? Mos ndoshta ky presion ndaj Ramës, nuk është në të mirë të shqiptarëve? Nuk është në të mirë të demokracisë? Por po i bëjnë presion për ti thënë na ke dhënë shumë pak me Sazanin… Kjo është logjika e kësaj administrate kaubojse. Ka ardhur një administratë që do të shfrytëzojë botën për të pasuaruar familjen Trump, administratën Trump, biznesmenët që çon për të negociuar paqen mes Rusisë dhe Ukrainës. Pra kemi evidencë që nuk ka më përkrahje për Ramën. Frika ime e pavërtetuar, është se mos ky presion apo shatanzh ndaj Ramës, nuk është në të mirë të demokracisë shqiptare, por për të rrëmbyer më shumë ndaj një Rame të korruptuar, të dobët dhe kollaj të shantazhueshëm. E njëjta gjë po ndodh me Vuçiç.
Ndoshta mund të vijë dita të themi ishalla forcohet Rama për ti rezistuar amerikanëve…”, tha Bushati.
