Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka folur në lidhje me turin e takime që ka nisur në të gjithë Shqipërinë. Teksa tregoi pse ka nisur këtë tur takimesh, Salianji u shpreh se PD aktualisht ka nevojë për figura të reja dhe analizë komplet të partisë.
I fruar në ‘Opinion’ në Tv Klan, Salianji ka kritikuar kryedemorkatin, Sali Berisha duke thënë se Edi Rama nuk largohet nga detyra e kryeministrit me fjalime dhe muzikë poshtë zyrës, duke iu referuar foltoreve të së hënës të PD.
“Rama ka nxjerr në Vlorë 15 votues, po votuesit tanë ku janë. Ne nuk reaguam në mënyrën e duhur. Këtu ka rënë e gjithë grehina shtetërore, kemi institucione dhe kemi gjithçka dhe këtu vendoset gjithçka me telefon. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen. Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës, duke folur e duke vënë muzikë para Ramës.
Unë kam fituar në çdo zonë që kam qenë. Në çdo mbledhje, kam dalë në mbledhjen e parë e kam thënë se duhet protestë. Popullit i vodhën zgjedhjet a dihet të protestojnë. Nëse nuk kemi fuqi e nuk e kemi bërë është problemi jonë. Unë nuk jam te ata që të them gjithë kohën qn vodhën e të vij të qaj këtu tek ju.
Narrativa që ka sot PD që thotë se Rama nuk mundet me zgjedhje është demotivuese për qytetarët. Duke qenë se unë në kryesi kam qenë zë i rrallë, kam menduar t’i pyes njëherë këta njerëz që janë më të votuarit. Lista e PD e ka shfryrë të gjithë entuziazmin edhe ardhja e LaCivita. U bënë primarët u vendos që kandidatët për primarët do të dilnin nga primaret. U zgjidh deputet ai që doli i pari në Tiranë, në Kukës, Elbasan, jo.
O vendosim kriter votën ose vendosim përgjegjësin e atij që vendos. Demotivohet struktura kur ne themi një gjë e bëjmë gjë tjetër, a ka mundësi që një parti politike të mos takojë 7 muaj qytetarët. Keni parë që të bëhjnë një takim në Durrës pas zgjedhjeve, asnjë takim. A ka një hierarki partia, Sali Berisha do bëj punën e vet se kam me Berishën. Unë e kam me parimin se parimi është më i rëndësishëm se sa emrat. Pse PD doli tani në foltore pasi piva kafe unë, e ka vendosur në lëvizje. Këto takime kanë prodhuar energjizim,” tha Salianji.

