Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 25 vite burg për Blendi Tetën

Gjykata e Apelit të Posaçëm, cilësoi fajtor dhe dënoi me 25 vite burgim Blendi Tetën për bashkëpunim në vrasjen e ish-policit Santiago Malko.

I pandehuri u cilësua fajtor për akuzat “vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “grup i strukturuar kriminal”.

Santiago Malko, u ekzekutua në 2019 nga klani kriminal Duka, kreu i të cilit Leonard Duka është duke u gjykuar në një proces të ndarë.

Si ekzekutor në ngjarje sipas SPAK ka vepruar Fatmir Hyseni i njohur si Doçja, i cili ndodhet në kërkim ndërkombëtar.

Malko u vra për shkak të përplasjes mes klanit Duka dhe Ervis Martinajt, ky i fundit u zhdukur pa gjurmë prej 2022. Ish-polici Malko ishte një nga njerëzit më të besuar të Martinajt.


Shtuar 4.12.2025 15:41