Deputetët e Partisë Demokratike, janë pyetur jashtë Kuvendit në lidhje me foltoren e Ervin Salianjit, i cili nisi nga dita e djeshme takimet në Durrës me demokratët atje.
Deputeti Tritan Shehu, tha se, “nuk komenton zgjedhjet personale të çdo njeriu”.
Ndërsa Saimir Korreshi tha se takon çdo demokrat: “Unë takoj çdo demokrat, pavarësisht nga emri dhe mbiemri. Unë kam pirë 100 herë kafe me Ervinin, tani nuk e pres unë edhe njëherë”.
Edhe Xhelal Mziu u shpreh se; “Çdo demokrat është i mirëpritur kudo dhe për të qenë një armë më shumë kundër kësaj qeverie”.
Agron Gjekmarkaj, nuk pranoi të flasë për gazetarët, duke i thënë “Ditë të mbarë”.
