E RËNDË/ Dhunë në Fushë-Krujë, lojtarët e Ilirisë sulmojnë rivalët e Skënderbeut dhe trajnerin Gjoka (EMRAT)

Iliria-Skënderbeu është një prej ndeshjeve më të rëndësishme, që luhet sot në kuadër të javës së 14-të të Kategorisë së Parë.

Para ndeshjes në stadiumin “Redi Maloku” janë sulmuar lojtarët e Skënderbeut dhe trajneri Ernest Gjoka.

Episodi i dhunshëm ka ndodhur në dhomat e zhveshjes. Të dhunuar përveç Gjokës janë edhe Saleh Nasr, Altin Ukiçi dhe Mario Gjata.

Burime për “Panorama Sport”, bëjnë të ditur se lojtarët e Ilirisë kanë dalë në nxemje ndërsa ata Skënderbeut jo. Nuk dihet nëse do të zbresin për fillimin e ndeshjes apo jo.