Askush si Erling Haland/ Sulmuesi thyen rekordin e bomberave të mëdhenj në Premier Ligë

Erling Haland ka vendosur përsëri emrin e tij në listën e golashënuesve më të mëdhenj në historinë e Premier Ligës, duke regjistruar sot një tjetër statistikë mbresëlënëse.

Ai ka shënuar në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Fullhem atë që ishte goli i tij i 100-të në Premier Ligë, duke vendosur rekordin e ri për numrin e ndeshjeve që i është dashur për të arritur këtë shifër.

Haland ia ka dalë në ndeshjen e tij të 111 në elitën e futbollit anglez, duke shkatërruar një rekord që mbahej nga Alan Shirer, të cilit i ishin dashur 13 ndeshje më shumë. Herri Kejn, zbret tashmë në vendin e tretë me 141 ndeshje duke nxjerrë jashtë podiumit Serxho Agueron të cilit iu deshën 147 të tilla.


Shtuar 2.12.2025 23:34