Trajneri i Atletikos së Madridit, Diego Simeone, ka folur për ndeshjen e sotme kundër Barcelonës.
Pyetjes se si e komenton fjalinë trajnerit “blaugrana”, Hansi Flik se skuadra e Atletikos ka potencial të madh ai u përgjigj duke buzëqeshur.
“Nuk komentoj për atë që mendojnë të tjerët. Kur merr një kompliment tingëllon më bukur, por ne vazhdojmë të përqendrohemi në përmirësimin si ekip, në evolucion dhe hapësira për përmirësim është më e madhe se ajo që po tregojmë.
Lloji i ndeshjes që presim është shumë i qartë. Ata kanë një sulm të jashtëzakonshëm, një stil loje pozicional dhe lojtarë të rëndësishëm individualë dhe ne duhet të jemi të fortë në atë aspekt për të konkurruar dhe për ta çuar ndeshjen aty ku besojmë se mund t’i dëmtojmë”.
Më pas diçka ka folur dhe ai lidhur me skuadrën e Barcelonës, apo mënyrën se si luan ajo.
“Siç e shohin të gjithë. Barcelona ka treguar stilin e saj, lojën e saj pasi ata nuk e ndryshojnë strategjinë e tyre sulmuese apo linjën e tyre të avancuar. Kjo i ka dhënë rezultate të shkëlqyera dhe duke e ditur se do të luajmë kundër një skuadre që ka variacione”.
Në fund edhe diçka për arbitrin e ndeshjes.
“Zakonisht nuk komentoj për gjyqtarët. Kam shumë respekt për ta dhe përpiqem t’i ndihmoj në çdo mënyrë që mundem, siç kemi bërë gjithmonë”, pra Simeone nuk ka dhënë asnjë koment.
