Vrasja e biznesmenit në Elbasan, gjendet e djegur makina e autorëve (FOTO)

Dalin pamjet e automjetit të djegur, që dyshohet se është përdorur nga autorët e vrasjes së biznesmenit Edmond Hyka (alias Mëhalla), mbrëmjen e djeshme në Elbasan.

Makina tip “Audi”, e shkrumbuar plotësisht, është gjetur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, para kthesave të Murrashit.

Dyshohet se në këtë vrasje të jenë përfshirë dy persona.

Biznesmeni rezulton se është qëlluar me 3 plumba, dy në kokë dhe një në gjoks, duke ndërruar jetë brenda makinës së tij tip “Range Rover”.

Mëhalla ishte pronari i një pike karburanti dhe kompanisë së taksive “El Taxi”, në Elbasan.

43-vjeçari u qëllua sapo kishte dalë nga zyra në karburantin “Xhaxhi Oil” në pronësi të tij dhe ishte futur në automjetin “Range Rover”. Autorët e kanë qëlluar disa herë me pistoletë, ndërsa dy prej plumbave e prekën në kokë. 43-vjeçari ishte me precedentë dhe jetonte në zonën Komuna e Parisit në Tiranë.

Mondi Mëhalla ishte pronar i karburantit “Xhaxhi Oil” në dalje të Elbasanit, një shërbimi taksi “El Taxi” si dhe Hollyëood Lounge Bar.


Shtuar 1.12.2025 10:29