Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka komentuar incidentin e fundit të ndodhur brenda strukturave të PD-së, ku pas një debati me një anëtare të partisë. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Noka u shpreh se debatet janë pjesë e zakonshme e funksionimit të çdo strukture politike dhe se ai vetë i mirëpret kritikat.
Ai theksoi se marrëdhënia me anëtarësinë ka qenë gjithmonë shtylla e karrierës së tij politike. Në fund, Noka sqaroi se zonja në fjalë nuk është anëtare e Kryesisë, ndaj edhe nuk ka se si të jetë përjashtuar.
“Shqiptarët duan të dinë çfarë shqetësimi ka një njeri në një strukturë që bëj debat unë apo dikush tjetër. Ne i kemi debatet të përditshme në struktura, ka rregulla e statut. Ka kritika e debate, aty jemi prapë. Unë marr parasysh çdo kritikë dhe këtu në këtë pikë politike kam arritur prej atyre njerëzve. Unë vij nga njerëzit. Karrierën time e kam falë atyre dhe marrëdhënies me ta,” tha Noka.

