Gjykata Kushtetuese s’ka vendim për Belinda Ballukun, mblidhet javën e ardhshme për kërkesën e qeverisë

Gjykata Kushtetuese, nuk do të këtë sot një vendim për Belinda Ballukun, në lidhje me kërkesën e bërë nga qeveria, për të shfuqizuar vendimin e GJKKO që e pezulloi atë nga detyra.

Mësohet se Kolegji i Gjykatës Kushtetuese, do të mblidhet javën e ardhshme për të shqyrtuar kërkesën e qeverisë.

Ende nuk është caktuar një datë konkrete se kur do të mblidhet Kolegji, ku do të shihet nëse kërkesa e qeverisë kalon ose jo për shqyrtim.

Mësohet se relator është Sandër Beci, ndërsa në Kolegj në vend të Holta Zaçaj, do të jetë Marsida Xhaferllari.