Ditën e sotme, lideri demokrat Sali Berisha, ka bërë një reagim në rrjetin social “Facebook”, përmes të cilit shpreh ngushëllimet e tij për familjen dhe të afërmit të këngëtarit, Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare, si pasojë e një arresti kardiak.
“Një yll u shua, por la plot dritë! Miq, dielli perëndoi përgjithonë për Shpat Kasapin, njërin nga yjet më të shndritshëm të këngës, muzikës pop të kombit. Ai nga skena e kocertit fluturoi në qiell, por la mbrama dritë të pashuar që do ndriçojë gjithmonë. Ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve, miqve dhe fansave të tij të panumërt. Shpirti dritë. Amin”, ka shkruar Berisha.

Këngëtari ndodhej në Itali kur pësoi arrest kardiak dhe s’mundi t’i mbijetonte.
Shpat Kasapi, ka lënë pas djalin e tij, Roel, me ish-bashkëshorten Selvije Jao, me të cilën u nda pas disa vitesh lidhje.
Kush ishte Shpat Kasapi?
I lindur më 1 maj të vitit 1985 në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, në një familje me traditë muzikore, Shpat Kasapi nisi karrierën muzikore e filloi që në moshë të re, ku pati prezantime në festivalet për fëmijë, dhe në moshën 13 vjeçare u shpall fitues i festivalit “Bletëzat 98”.
Rreth viteve 2000, ai u bë një prej idhujve të rinisë me stilin e tij modern. Në vitin 2002, mori çmimin e parë në festivalin “Këngët e Stinës” në Tiranë, dhe një vit më vonë do të merrte çmimin e publikut në festivalin “Nota Fest” dhe në “Albafest”, në Shkup.
Ndër hitet më të famshme të tijat janë “A më do”?, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj”, ″Ti je ajo″, ″Depresive″ e shumë të tjera.
Ai bashkëpunoi me emra të njohur të industrisë muzikore dhe publikoi një sër albumesh, prej të cilave mund të përmendim Do te vije nje dite (2004), Pa ty s’jetoj (2005), Kush të ndau prej meje (2006), Medikament(2010) e të tjera.




