Foltore 2/ Nis protesta e opozitës para Kryeministrisë

Protesta e dytë e opozitës para Kryeministrisë ka nisur. PD e ka cilësuar tubimin ‘Foltore 2’, pasi atyre nuk po iu jepet mundësia të thonë fjalën e tyre në Kuvend. Lidhur me tubimin që Partia Demokratike që do të mbajë nga ora 18:00 deri në 20:00 para Kryeministrisë, Policia e Tiranës ka marrë masat në zbatim të ligjit “Për tubimet”, me qëllim garantimin e rendit dhe mbarëvajtjes së aktivitetit.

Sipas njoftimit të policisë do të bllokohen nga ora 14:00 dhe nuk do të lejohen të parkohen automjetet në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”;


Shtuar 24.11.2025 18:20

Tags: ,