Moti i keq që ka përfshirë vendin gjatë orëve të fundit ka shkaktuar situata problematike, veçanërisht në zonën e Maliqit, ku 133 objekte janë raportuar të përmbytura si pasojë e reshjeve intensive të shiut.
Uji ka depërtuar në banesa, ambiente shërbimi dhe oborre, duke u krijuar vështirësi banorëve dhe bizneseve të zonës.
Ndërkohë, autoritetet vendore në Kolonjë kanë bërë një thirrje për banorët: të mos konsumojnë ujë nga rrjeti i furnizimit deri në një njoftim tjetër.
“Janë marrë masa paraprake për devijimin e rrjedhës së lumit, me qëllim parandalimin e dëmtimit të urës së Qinamit. Ura në Novoselë është riparuar dhe qarkullimi vijon normalisht.
Nga NJVKSH Kolonjë po kryhet shkarkimi i depos së ujit, pastrimi dhe klorinimi. Janë marrë mostra për analiza. Popullata është njoftuar të mos konsumojë ujin deri në njoftim të dytë”, njofton Bashkia.
Njoftimi i plotë:
Ju informoj se gjatë ditës janë evidentuar disa problematika të shkaktuara nga reshjet e vazhdueshme në territor.
Bashkia Korçë: Situata në Njësitë administrative të prekura: Bulgarec, Vithkuq, Drenovë, Mollaj është qetësuar; uji është tërhequr, po vijon puna për normalizimin e plotë.
Bashkia Kolonjë: Janë marrë masa paraprake për devijimin e rrjedhës së lumit, me qëllim parandalimin e dëmtimit të urës së Qinamit. Ura në Novoselë është riparuar dhe qarkullimi vijon normalisht.
Nga NJVKSH Kolonjë po kryhet shkarkimi i depos së ujit, pastrimi dhe klorinimi. Janë marrë mostra për analiza. Popullata është njoftuar të mos konsumojë ujin deri në njoftim të dytë. Në rrugët rurale vijon të punohet për neutralizimin e situatës.
Bashkia Maliq: Objekte me prezencë uji rezultojnë 133. Rrugë të dëmtuara ku po punohet për rehabilitim:
Mesmal – në rrezik 1 banesë
Senisht – në rrezik 2 banesa
Janë riparuar dëmtimet në argjinaturën e lumit Dunavec, me mbështetjen e Forcave të Armatosura të Repartit Ushtarak 1033 Drenovë.
Gjithashtu janë riparuar edhe dëmtimet në argjinaturën e lumit Devoll.
Niveli i lumit Devoll ka pësuar ulje me rreth 70 cm, duke përmirësuar situatën e prurjeve.
Ujrat janë tërhequr, vijon puna për riparimin e dëmeve.
Situata po shkon drejt normalizimit.
Hidrovori Tushemisht vijon punën normalisht.
OSHEE: situata e furnizimit me energji Qarku Korçë:
-Fideri nr.6 nst Mollas pa energji zona Kurtesh, 11 abonentë rurale.
-Fideri komunal nr.3 nst Maliq pa energji kabina Qenckë 11 abonentë.
-Fideri nr.2 nst Ersekë, pa energji zona Zhakaranj, 6 abonentë.
Hidrovori Pogradec (Fideri 8–18, N/St Pogradec – Përpunim druri) në punë normale.
Drejtoria Qendër-Lindje ARRSH:
Qarkullimi në akset: Korçë–Ersekë, Zemblak–Goricë dhe Bilisht–Miras paraqitet normal.
Përjashtim bën ura lidhëse midis fshatrave Qinam–Selenicë, e cila mbetet e bllokuar që nga mbrëmja e djeshme.
Në segmentin Ersekë–Leskovik–3 Urat, qarkullimi zhvillohet pa probleme. Po kështu, rruga Maliq–Lozhan–Kufi Gramsh është e kalueshme normalisht.
Në segmentet Korçë/Boboshticë–Dardhë,
Rruga ka çeduar, nga subjekti u morën masat duke vendosur sinjalistike portative informuese për ngushtim rruge.
K/Lapidari i Podgories dhe K/Podgorie–Liqenas, qarkullimi vijon normalisht.
Strukturat vendore dhe ekipet e emergjencave vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjet në të gjitha zonat problematike.
