Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Fierit pas disa të shtëna me armë zjarri pranë qendrës tregtare ETC, dyshohet se shkaktare ka qenë një konflikt mes dy personave.
Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë blinduar zonën për të kontrolluar situatën.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se është qëlluar drejtim të lokalit nga persona te paidentifikuar, ndërsa forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë asnjë detaj mbi shkaqet e incidentit, identitetin e të përfshirëve apo nëse ka të lënduar. Policia po vijon hetimet dhe po kërkon dëshmitarë që mund të kenë parë ngjarjen.
