Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot-Kalimash.
Mësohet se një kamion është përplasur me një autoveturë, ku si pasojë, një person ka humbur jetën, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe për menaxhimin e trafikut, i cili është rënduar ndjeshëm për shkak të incidentit.
