Reshjet e dendura të shiut në vendin tonë/ Dhjetëra fshatra në qarkun e Elbasanit pa drita, probleme edhe në disa akse

Dhjetëra fshatra në qarkun e Elbasanit vijojnë të jenë pa energji elektrike, si pasojë e motit të keq që ka shkaktuar probleme në sistemin e shpërndarjes, veçanërisht në zonat malore.

Reshjet intensive dhe erërat e forta, kanë shkaktuar dëmtime në fidrat që furnizojnë disa njësi administrative me energji.

Pa energji vijojnë të jenë:

Nj.A Orenjë, Linik, Polis dhe Hotolisht në bashkinë Librazhd

Nj.A Stravaj dhe Qukës në bashkinë Përrenjas

Fidri i Banjës në bashkinë Gramsh

Nj.A Labinot Fushë në bashkinë Elbasan

Probleme janë shënuar edhe në disa akse rrugore të qarkut.

Në aksin nacional Elbasan–Qafë Thanë është raportuar rënie gurësh dhe pemësh në dy raste, ndërsa në aksin Elbasan–Peqin ka pasur dalje aluvionesh.

Inerte dhe aluvione janë shënuar gjithashtu në aksin Elbasan–Gjinar, në zonën e Derstilës, si dhe në aksin Gramsh–Moglicë, në Bersnik.

Raportohet gjithashtu se brenda në qytet ka pasur prezencë të madhe uji në disa lagje.


Shtuar 19.11.2025 15:09