Situata e tensionuar me Xhakën, reagon edhe bashkëshortja e tij: Përgjithmonë model frymëzimi për kombin tonë

Gruaja e Granit Xhakës, Leonita Lekaj, ka reaguar në rrjete sociale pas pritjes jo edhe aq të mirë që futbollisti mori gjatë ndeshjes së mbrëmshme mes Kosovës dhe Zvicrës.

Ndeshja u zhvillua të martën në mbrëmje në Prishtinë, nën një shi të dendur që e shoqëroi gjatë gjithë 90 minutave.

Kosova e mbylli ciklin e kualifikueseve me barazim 1-1 kundër Zvicrës, duke siguruar pikën që i duhej për ta ruajtur vendin e dytë në grup.
Ky rezultat u konsiderua historik pasi për herë të parë Kosova siguroi pjesëmarrjen në ‘play-off’.
Megjithatë, atmosfera në stadium nuk ishte e njëjtë për të gjithë lojtarët.

Xhaka, kapiteni i Zvicrës me origjinë nga Kosova, u përball me reagime të përziera nga tifozët vendas, çka ka nxitur reagime të shumta në rrjet.

Mes atyre që vendosën të reagojnë ishte edhe bashkëshortja e tij, Leonita Lekaj, e cila përmes një postimi shprehu mbështetjen për Granitin.


Shtuar 19.11.2025 14:20