Vendimi i UEFA-s, Barça duhet të ulë shpenzimet, Messi ngel “në mes të rrugës”

Lionel Mesi dëshiron Barcelonën, Barcelona dëshiron Lionel Mesin.

Atëherë pse nuk është arritur ende rinovimi i kontratës? Negociatat, të ngadalësuara nga Kupa e Amerikës në të cilën lojtari është i angazhuar, por mbi të gjitha nga problemet ekonomike të klubit, tani llogaritin një ndryshore më shumë: presionin që La Liga po u bën katalanasve për të ulur në mënyrë drastike sasinë e pagave.

Kështu që, PSG dhe Mançester Siti përpiqen përsëri të provojnë për “Pleshtin” edhe nëse presidenti i Barçës, Joan Laporta, është i qetë: “Gjithçka po shkon mirë”.

PRERJE – Sipas disa burimeve nga mediat spanjolle, La Liga i ka kërkuar Barçës që të kalojë nga 347 milionë eurot që paguhen çdo vit në skuadër në rreth 160, një prerje e madhe dhe drastike që tashmë ka lindur zgjedhje të tilla si ajo e dhënies së “kartës së lirë” Pjaniçit, praktikisht duke e liruar lojtarin falas në mënyrë që të mos i mbulojë më pagën.

Rinovimi i Mesit përshtatet në këtë kontekst për të cilin Liga Spanjolle e Futbollit tashmë i ka thënë Barcelonës në mënyrë jozyrtare se nuk dëshiron të bëjë përjashtime: nuk ka rëndësi nëse një fenomen si argjentinasi largohet nga Spanja, qëndrueshmëria e sistemit ka më shumë rëndësi.

ËNDRRA – Prandaj, te tifozët “blaugrana” po kthehet ankthi dhe kanë frikë se “martesa” e re me Leon do të anulohet, veçanërisht pasi që PSG dhe Siti – shpjegon “Mundo Deportivo” – nuk kanë hequr dorë ende nga ëndrra. Parisienët do të donin të kënaqnin Nejmarin i cili dëshiron të ribashkohet me mikun e tij të vjetër (edhe Al-Khelaifi në “L’Equipe” kishte zbuluar se Laporta i ka thënë që “nga 1 janari çdo klub ka të drejtë të merret me Mesin”), ndërsa ishte në Mançester dyshja Guardiola-Soriano që kishte arritur një marrëveshje me argjentinasin verën e kaluar, kur ai kërkoi të lirohej nga Barcelona për shkak të largimit të presidentit Bartomeu.

Një situatë që në këtë moment i sheh katalanasit përpara, pak për shkak të dashurisë së Mesit për këto ngjyra, pak sepse është e vërtetë që PSG po ndërton një ekip ëndërr, por pa lamtumirën e Mbapesë ardhja e një monumenti si Leo duket i vështirë edhe për Al-Khelaifin, ndërsa Siti duket se ka marrë vendime të tjera në nivelin e projektit.


Shtuar 7.07.2021 22:34