Masa “detyrim paraqitje”, Sali Berisha shkon në SPAK për “Partizanin”

Në kuadër të masës së sigurimit “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij, këtë të hënë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur në SPAK.

Berisha u prit nga një grup mbështetësish para ambienteve të SPAK, si edhe disa prej deputetëve të PD.

Ish-kryeministri Berisha përballet me akuzën për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe biznesmeni Fatmir Bektashi, akuzohen për përfshirje në korrupsion dhe veprime të paligjshme për pastrimin e parave.

Ndërkohë, Berisha ka refuzuar të paraqitej në prokurorinë e Posaçme lidhur me “21 janarin”.


Shtuar 17.11.2025 10:33