Hapja e grupkapitullit të fundit/ Marta Kos: Shqipëria, shembulli më i mirë i fuqisë transformuese

Këtë të hënë, Komisionerja e BE-së, Marta Kos, në konferencën për hapjen e grupkapitullit të fundit të negociatave me BE, u shpreh se ky është një gur kilometrik për Shqipërinë.

Gjatë fjalës së saj, ajo u shpreh se Shqipëria është shembulli më i mirë i fuqisë transformuese dhe se është frymëzim në Ballkan.

Marta Kos: Sot tregon se BE mund të mbështetemi tek Shqipëria në të ardhmen.

Jam mirënjohëse presidencës daneze për ta bërë të mundur këtë gur kilometrik. Jemi të përkushtuar ta sjellin Shqipërinë në BE. Reformat e BE-së sjellin ndryshime në shoqërinë shqiptare duke e bërë europiane, Shqipëria është shembulli më i mirë i fuqisë transformuese, jeni frymëzim në Ballkan.

Çelja e të gjithë grupkapitujve është sukses, por mbyllja e tyre është çmimi real.

Hapi tjetër është që Shqipëria të përmbushë piketat, por ju keni mbështetjen e gjerë të vendeve kandidate. Punoni me opozitën dhe shoqërinë civile.

Jemi të përkushtuar, jam personalisht e përkushtuar.


Shtuar 17.11.2025 09:36