Më 17 Nëntor nis edicioni i katërt i Big Brother Vip Kosova ndërsa në këtë format ka një ndryshim mjaft të rëndësishëm. Bëhet fjalë për opinionistët. Këtë herë, një lëvizje mjaft e guximshme nga produksoni.
Leonora Jakupi dhe Olta Gixhati do të jenë dy opinionistet e këtij edicioni. Emra surprizë pritet të ketë edhe nga VIP-at që do të jenë konkurrentë ndërsa drejtuesit e emisionit do të jenë të njëjtët, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.
Karriget e opinionistëve ashtu si në çdo edicion kanë prodhuar jo pak debat, pasi kritikat dhe tërheqjet e veshit ndaj konkurrentëve nuk mungojnë.
