E rëndë në Turqi/ Bëri transplant të flokëve dhe trajtim dentar, humb jetën 36-vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi, ku si pasojë ka humbur jetën një shqiptar. Mësohet se 36-vjeçari ka ndërruar jetë, pasi i ishte nënshtruar një transplanti flokësh dhe një trajtimi dentar.

Siç raportojnë mediat e huaja, Mentor Rama, kishte qëndruar në një hotel në zonën e Sisli-t, pranë klinikës ku bëri transplantin dhe një ditë më vonë, ai iu nënshtrua edhe një procedure dentare, por më pas u rrëzua pa ndjenja në hotel.

Më pas 36-vjeçari është dërgua me urgjencë në spitalin Seyrantepe Hamidiye Etfal, po fatkeqësisht humbi jetën. Pas autopsisë, trupi i tij iu dorëzua familjarëve dhe u kthye në vendlindje, ndërsa autoritetet turke kanë nisur një hetim mbi rastin.


Shtuar 14.11.2025 22:19