Modelja shqiptare: Burrin nuk e dua nga fshati dhe me lopë, por e dua biznesmen me para

Modelja shqiptare Sara Gjoka, ka deklaruar se ajo nuk do të zgjidhte si partner një djalë që vinte nga fshati.

Modelja tha se ajo nuk do ta zgjidhte partnerin nga fshati, pasi është rritur në qytet.

“Do jem shumë e sinqertë sepse e kam bezdi të qenurit e fshehtë dhe të bëj moral. Djalin në fshat me lopë dhe me bujqësi, nuk ka asgjë të keqe, por nuk është preferenca ime. Unë jam një vajzë që jam rritur në qytet dhe nuk kam pasur lidhje kurrë me lopët, apo me bujqësinë, gjë që nuk ka asgjë të keqe”, tha Gjoka.

Modelja tha se partneri i saj duhet të jetë një biznesmen me para të pastra, i cili sipas saj i ofron më stabilitet në jetën e saj.

“Do zgjidhja mashkullin ideal në mendjen time, që është një mashkull i formuar, me biznes, me para të pastra, me ekonomi të pastër”, tha modelja.


Shtuar 14.11.2025 19:23