Mbledhja e përbashkët qeveritare Shqipëri–Itali/ Rama dhe Meloni firmosin marrëveshje strategjike për bashkëpunim në sektorë kyç

Këtë të enjte 13 nëntor 2025, kryeministri Edi Rama dhe homologia italiane Giorgia Meloni, kanë firmosur shkëmbimin e marrëveshjeve që rrisin bashkëpunimin ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë në sektorë të rëndësishëm.

Marrëveshjet përfshijnë fusha si:

Kujdesi shëndetësor

Energjia dhe mjedisi

Industria e sigurisë dhe mbrojtjes

Menaxhimi i migracionit

Arsimi dhe inovacioni

Diaspora dhe transformimi ekonomik

Në një postim në Facebook, Rama shkroi:

“Romë – Shkëmbimi Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë mbi bashkëpunimin strategjik në kujdesin shëndetësor, energjinë, mjedisin, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimin e migracionit, arsimin, inovacionin, diasporën, transformimin ekonomik dhe rritjen e zgjuar”.

 

Ditën e sotme, u mbajt mbledhja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane në Romë, mbledhje e cila shënon dhe nivelin më të lartë të bashkëpunimit mes dy shteteve.

Në fund të muajit tetor, qeveria miratoi në parim një marrëveshje bashkëpunimi me Italinë për të paktën 10 sektorë.


Shtuar 13.11.2025 14:20