Deklarata e Koçiut për uljen e kriminalitetit pak orë para vrasjes së Gilmando Danit, Berisha: Mashtues ordiner! Ekzekutime para komisariatit në Rinas

Pak orë para vrasjes së Gilmando Danit mesditën e sotme pranë Rinasit, ministrja e Punëve të Brendshme do të raportonte në Komisionin e Sigurisë në Kuvend, se në vend është ulur ndjeshëm kriminaliteti duke dhënë edhe shifra për numrin e vrasjeve me dashje.

Mirëpo, më pas ndodhi ekzekutimi pranë aeroportit të Rinasit të krahut të djathtë të Emiljano Shullazit, Gilmando Dani si dhe u plagos shoqëruesi dhe miku i tij agjenti i AMP-së Muçi Shaljani.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar në rrjetet sociale kreu i PD-së Sali Berisha, duke e quajtur ministren si “mashtuese ordinere” pasi ndodhi një ekzekutim mu para komisariatit të policisë në Rinas.


Shtuar 11.11.2025 20:36