SPAK i dërgoi fletëthirrje për 21 Janarin, Berisha zbulon nëse do paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pasi SPAK i ka dërguar një fletëthirrje për t’u paraqitur në kuadër të hetimeve mbi ngjarjet e 21 janarit 2011.

Në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së Grupit të PD-së, Berisha tha se nuk e marrë ende fletëthirrjen zyrtare, por theksoi se është i hapur për çdo hetim.

Ish-kryeministri theksoi se ka kërkuar vazhdimisht hetim të plotë për ngjarjet e 21 janarit dhe përfshirjen e prokurorëve ndërkombëtarë në proces.

Berisha: Nuk kam marrë asnjë fletëthirrje. Për faktin e thjeshtë se Alfredi, ua jep gazetarëve para se të ma çoj mua. Nuk kam asnjë problem. Unë kam kërkuar hetim, prokuror ndërkombëtar kam kërkuar për ngjarjen. Nga 2013 që prokurorinë e ka në dorë Edi Rama, hetimin e ka penguar ai.

Sali Berisha ka kërkuar prokuror ndërkombëtarë, ka kërkuar hetim, ka deklaratat e SHBA, kur Steinberg erdhi këtu, kërkuan hetimin nga polici te organizatori. Organizatorin e kane me dokumente se kush është. Unë shkoj në çdo thirrje.


Shtuar 10.11.2025 17:08

Tags: ,