Këtë të hënë, Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, foli për domosdoshmërinë e Shqipërisë që të përmbushë në mënyrë konsistente reformat, në kuadër të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
“Urgjenca e reformave në kuadër të anëtarësimit në BE nuk duhet dhe nuk mund të vijë në kurriz të cilësisë, sepse integrimi në BE nuk është një proces ku ke një listë e ku shënjon detyrat. Presim që Shqipëria të arrijë reforma konsistente”, shprehet Gonzato gjatë fjalës që mbajti në edicionin e 10-të të Shkollës së Integrimit Europian.
Gjithashtu, ai u shpreh se; mbyllja e grup kapitujve për anëtarësimin në BE do të jetë një fazë më sfiduese për vendin tonë, pasi ky process është më i vështire se sa çelja e tyre.
Silvio Gonzato: Shqipëria po hyn në një proces themelor të anëtarësimit, që vijon çeljen e të gjithë grupkapitujve.Së shpejti do të çelim edhe grupkapitullin e fundit. Edhe pse çelja e tyre është një arritje e qartë që është përftuar me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Faza tjetër do të jetë vendimtare, do të jetë më e vështirë pasi mbyllja e kapitujve të nergociatave është qartësisht më e vështirë se sa çelja e tyre.
Kjo është koha kur vullneti dhe aftësia e Shqipërisë për të miratuar dhe zbatuar reformat rrënjëosre e të qendrushme për të harmonizuar veten me standard të BE-së do të vihet në sprovë. Ja pse raporti shprehet se Shqipëria duhet të ruajë e madje të shpejtojë ritimin. Kjo është e nevojshme nëse Shqipëria dëshiron të përmbush qëllimin e vet ambicion për të mbyllur negociatat deri në fund të 2027.
Për këtë kemi nevojë për fokus, qasje të gjithë përfshirjes dhe vendosmëri. Urgjenca e reformave në kuadër të anëtarësimit në BE nuk duhet dhe nuk mund të vijë në kurriz të cilësisë, sepse integrimi në BE nuk është një proces ku ke një listë e ku shënjon detyrat. Presim që Shqipëria të arrijë një reform konsistente. Anëtarët e BE presin që Shqipëria të arrijë një zbatim konsistent dhe në kohë të reformave që sjellin përfitime konkrete për qytetarët në jetën e përditshme
