Sipas zëdhënësit të qeverisë franceze, nivelet e infektimit janë rritur në 11 zona metropolitane të Francës, kryesisht në Paris.
Varianti më ngjitës Delta tani përbën rreth 40% të rasteve të koronavirusit në Francë , tha sot zëdhënësi Gabriel Atal, i cili gjithashtu paralajmëroi se një valë e katërt e epidemisë së shpejti mund të godasë vendin.
Atal vuri në dukje se nivelet e infektimit ishin rritur në 11 zona metropolitane të Francës, kryesisht në Paris.
Ai njoftoi gjithashtu se të hënën e ardhshme do të mblidhet kabineti për të diskutuar situatën me COVID-19 dhe se qeveria franceze është duke marrë parasysh të gjitha skenarët e mundshëm sesi të përballen me një rritjen e infeksioneve./albeu.com